Drejtori të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se në Kosovë nuk ka vend për ndarjen e serbëve në baza politike pavarësisht nga shumë sish që e dëshirojnë këtë dhe i kërkoi Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiqit të “anashkalojnë” Mitrovicën.
“Nëse në vende të tjera të Serbisë dikush po proteston dhe i ndan serbët në baza politike dhe çdo gjë tjetër, këtu nuk ka vend, njerëzit e kundërshtojnë atë dhe profiterët dhe manipuluesit politikë, qoftë nga aleatët e Gjilasit apo Jeremiqit për Serbinë, duhet të anashkalojnë Mitrovicën . nga këtu, nuk ka kthim prapa, ky është mjedisi serb, dhe jo mjedisi ndarës “, tha ai, transmeton Klan Kosova