Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të gjykatës, procedura do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata nuk kanë qenë të qasshëm gjatë fazës së hetimeve dhe deri në ngritjen e aktakuzës.
Për këtë arsye, gjykata ka vendosur që gjykimi të vazhdojë edhe pa praninë e tyre.Autoritetet gjyqësore kanë bërë thirrje që të akuzuarit të paraqiten dhe t’u dorëzohen organeve të drejtësisë në Kosovë. Po ashtu, qytetarëve dhe personave që posedojnë informacione për vendndodhjen e tyre u është kërkuar të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.
Seanca e parë është caktuar të mbahet më 1 korrik 2026, në ambientet e Pallati i Drejtësisë në Hajvali, nën drejtimin e trupit gjykues të caktuar për këtë rast.Gjykata ka bërë të ditur se të gjitha dokumentet dhe ftesat për këtë proces janë publikuar në faqen zyrtare dhe në Gazetën Zyrtare, ndërsa opinioni publik do të njoftohet për çdo zhvillim të mëtejshëm në këtë çështje.