Gjykata dënon me tetë vjet burgim të akuzuarin për veprat penale grabitje dhe mbajtje të armës

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar personin S.I., për veprën penale grabitje dhe mbajtje e armës pa leje.

”Gjilan, 17.01.2023 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të
akuzuarit S. I., për kryerjen e veprave penale; grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll
apo posedim të paautorizuar të armëve.Me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në
fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante
me kanosje ka marr nga i dëmtuar shumën 250 Euro para të gatshme dhe është larguar nga
vendi i ngjarjes.

Me datë 28.11.2022, rreth orës 22:20 minuta në magjistralen Prishtinë – Gjilan në Marketin
“T.” në dalje të Gjilanit, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për
vete apo tjetrin, hynë i armatosur me pistoletë dhe i veshur me maskë në fytyrë dhe nënkanosjen me armë arrin që nga punëtori – arkëtari të i merr 2350 Euro dhe 50 Franga
Zvicerane dhe nga situata e krijuar, intervenojnë punëtorët e këtij marketi, konfrontohen
me të pandehurin dhe arrin që fillimisht të dyshuarin të shtrijnë për tokë e pastaj i’a marrin
pistoletën të cilën po e mbante në dorë dhe pas kësaj të njëjtin e mbajnë të shtrirë derisa
në vend ngjarje arrijnë njësitë policore për të arrestuar.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale të grabitjes dhe veprën
penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të
sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Gjyqtari i vetëm gjykues në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas pranimit të fajësisë nga
i akuzuari, ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) viteve.Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë dhe në kuptim të
nenit 366 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, i konfiskohet pistoleta e tipit Browing
7.65 mm dhe një karikator me katër fishekë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të ngjashme