Gjykata e shkallës së parë i drejtohet Supremes për rastin e “Veteranëve”

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Procesi i rregullt gjyqësor në rastin “Veteranët” nuk do të mund të fillojë derisa të qartësohet nga Gjykata Supreme çështja e kompetencave mes departamenteve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Pas vërtetimit disa ditë më parë të aktakuzës në Gjykatë të Apelit, tani shkalla e parë është para dilemës së cili departament duhet të vazhdojë ta shqyrtojë lëndën. Duke qenë se në Apel për këtë rast ka vendosur Departamenti Special, gjykata nuk e ka të qartë nëse për gjykimin më tutje të kësaj lënde është kompetent Departamenti i Krimeve të Rënda (ku është shqyrtuar deri më tani) apo Departamenti Special, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë shkak, siç i është thënë “Kohës Ditore”, gjykata ka marrë vendim që ditëve në vijim t`i drejtohet Supremes për sqarim të kompetencave.

Më datën 23 nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatat, së bashku edhe me disa ligje të tjera që kishin të bënin me fushën e sundimit të ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme