Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjyqtarit Sali Berisha

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1 të KPK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Sali Berisha i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar,gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme