Gjykata i jep të drejtë paditëses, Bajraktari: Shërbimi civil duhet të mbrohet nga ndikimet politike

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se gjykata ka aprovuar si të bazuar padinë e paditëses në një rast që lidhet me masat disiplinore në shërbimin civil.

Sipas Bajraktarit, me aktgjykimin e nxjerrë është anuluar vendimi i Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është obliguar që paditëses t’ia largojë nga dosja personale masat disiplinore.

Ai tha se ky vendim riafirmon një parim të rëndësishëm juridik që lidhet me funksionimin e administratës publike.

“Shërbimi civil duhet të jetë profesional, i pavarur dhe i mbrojtur nga ndikimet politike”, ka shkruar Bajraktari në reagimin e tij.

Të ngjashme