Gjykata Komerciale do të jetë adresë e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë për bizneset

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 10:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur konferenca “Dialogu publik-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se qëllimi i bizneseve nuk duhet të jetë mbushja e arkës së shtetit, por trajtimi i barabartë i tatimpaguesve.

“Vendimi për lirimin e lëndës së parë prej tatimit të doganës është pozitive. Jam i lumtur që asnjë ligj deri sot nuk është komentuar pa komentet e asociacioneve që iu përfaqësojnë juve. Ligji për Administratën Tatimore është në fazën finale, kemi bërë përpjekje maksimale që ta rregullojmë çështjen e rimbursimeve”.

“I kam marrë dhe jam i gatshëm ta diskutojmë edhe çështjen e bordit të rishqyrtimit të akcizave. Ideja ka qenë që kjo të kalojë në gjykatë dhe kjo nuk ka ndodhë dhe këtu ka pësuar komuniteti i bizneseve. Ju lus të dy institucionet e di që jeni duke kontribuuar mirëpo nuk është qëllimi mbushja e arkës së shtetit, por trajtimi i barabartë i tatimpaguesve”, ka thënë Hamza.

Ai pati edhe një kërkesë për bizneset në qoftëse ata përballen me pakënaqësi me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

“Çdo vërejtje që e keni për mes Doganës dhe Administratës Tatimore ju lutna që këto vërejtje t’i sillni në dijeni. Ka raste që edhe bizneset nganjëherë nuk janë në nivelin e duhur dhe fajin e hedhin te ligji dhe tek implementuesit e ligjit”.

“Nëse ka të atillë që biznesin e trajton ndryshe unë nuk jam me ata, unë jam me ata që bizneset i trajtojnë me respekt. Nganjëherë presioni i bizneseve është shumë i madh, por unë i mirëkuptoj”, tha Hamza.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me themelimi e Gjykatës Komerciale do të jetë adresë e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë për bizneset.

“Themelimi i Gjykatës Komerciale do të jetë adresë e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë për bizneset. Unë kam marrë qindra kërkesa nga bizneset për lëndët e tyre që vonohen e zgjasin”.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim, që krahas kësaj të trajnojmë edhe gjyqtarët. Ne jemi shumë vonë, por jemi duke punuar që të kemi një gjykatë të qartë ku bizneset do të adresojnë çështjet e tyre”, tha Tahiri.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i klubit të prodhuesve Astrit Panxha tha së për prodhuesit sfidë po mbetet mos zbatimi i ligjit për vonesa, ku si pasojë e mos zbatimit të këtij ligji sipas Panxhës prodhuesit po dëmtohen.

“Ligji për vonesa për pagesa ky ligj është miratuar në 2017, por nuk po has në zbatim. Prodhuesit janë ata që po dëmtohen me mos zbatimin e këtij ligji”.

“Prodhuesit në vend që të merren me planifikime financiare për investime të reja ata gjithmonë duhet të punojnë se si të mbijetojnë”.

“Shteti dhe institucionet e Kosovës shkaktojnë probleme në vonesa dhe kjo po shkakton një dëm të madh për prodhuesit”.

Të ngjashme