Gjykata Kushtetuese e Kosovës lanson web-faqen e re

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 16:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJKK) në bashkëpunim me USAID-in, lansuan faqen e internetit të GJKK-së.

Venera Kabashi, këshilltare ligjore në GJKK, tha se lansimi i kësaj faqe u bë për fuqizimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Sot po bëjmë lansimin për faqen e re të GJKK-së, projekt ky i mundësuar nga USAID, për fuqizimin e Sistemit Gjyqësor në Kosovë.

James Hope, drejtor i misionit të USAID-it në Kosovë, tha se ky program ka të bëjë me qasjen me të lehtë të qytetarëve në sistem të drejtësisë si dhe ka të bëjë me transparencën dhe llogaridhënien e punës së GJKK-së.

“Kjo faqe e re e përditësuar nuk bën vetëm përditësimin e teknologjisë, shtimin e mundësive të reja por simbolizon një proces thelbësor të gjykatës ndaj qytetarëve të Kosovës dhe krijon qasje më të madhe të publikut në informatat që ju interesojnë. Kjo faqe interneti është dizajnuar duke pas parasysh nevojat e qytetarëve, dhe do të jetë mënyrë më e lehtë për të pasur komunikim dy-kahorë me gjykatat. Kjo faqe u shërben mijëra vizitorëve të cilët mund të gjejnë përgjigje në pyetjet e veta dhe është mënyrë më e lehtë për të ditur se çka po ndodh në gjykatë dhe se si po zhvillohen gjërat”, tha Hope.

Ai tha se në 10 vjetorin e pavarësisë është e rëndësishme të mbrohen themelet e kushtetutës që sipas tij kushtetuta është pasqyrim për vlerat e një vendi.

“Tani që Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë, asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja e themeleve që janë në mbrojtjen e kushtetutës, dhe kushtetuta është ajo që tregon se çfarë vlera kemi ne si njerëz, puna e kësaj gjykate është thelbësorë për atë që Kosova synon ti arrijë”, tha ai.

Ndërsa, Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se ky përditësimi faqes së re është synim i GJKK-së që prej themelimit të saj.

Gjykata Kushtetuese sipas saj nga themelimi i saj posedon faqen në të cilën qytetaret kishin qasje por që kjo ka të bëjë me hapësirë më të madhe që ofron programi.

“Mbështetja e USAID për GJKK-në nëpërmjet programeve për sundimin e ligjit daton nga ditët e para prej vitit 2009. Ishte angazhimi i qeverisë së bashku me donatorët me ndihmën e të cilëve GJKK-ja u vendos në objektin e saj. U bë edhe promovimi i faqes së parë të GJKK-së gjë që është dritare e komunikimit mes gjykatës, qytetarëve dhe medieve. Programi për fuqizimin e programit për sundimin e ligjit vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në sundimin e ligjit në Kosovë”, tha ajo.

Ajo tha se kjo faqe synon komunikimin e përmirësuar mes gjykatës dhe qytetarëve.

“Kjo web faqe synon komunikim të përmirësuar me publikun dhe rrit llogaridhënien dhe transparencën. Web faqja e re do përafrojë publikun dhe mediet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Çdo javë mund të marrin përmbledhjet e vendimeve të ditëve të fundit që merren nga gjykata”, tha ajo.

Të ngjashme