Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot katër vendimet e marra lidhur me raste të ndryshme, megjithatë ende nuk ka asgjë rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, përmes të cilit ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Aktvendimi i parë ka të bëjë me lëndën KI 36/20 të cilën e ka parashtruar “Limak Kosovo International Airport SH.A “Adem Jashari”.
Vendimi i dytë ka të bëjë me lëndën KI 04/20 të cilën e ka parashtruar Lulzim Sadiku, aktvendimi i tretë ka të bëjë me lëndën 41/20 të cilën e ka parashtruar Shaqir Krasniqi dhe aktvendimi i katërt ka të bëjë me kërkesën KI 133/19 të cilën e ka parashtruar Nysret Tafili.
Kushtetuesja për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi ka vendosur masën e pezullimit deri më 29 maj dhe pritet që deri të premten të dalë me një vendim për zgjedhje të reja ose për qeveri të re në legjislaturën ekzistuese.