Gjykata i lejon Naser Kelmendit të mbrohet në liri

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 17:18 | Nga

I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendi nga sot do të mbrohet në liri.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, avokati i tij Besnik Berisha.

“Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht humbet betejën me mbrojtjen e z. Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit. Z. Naser Kelmendi nga sot do të mbrohet në liri”

” Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashmë është i formës së prerë dhe i njëjti nuk mund të apelohet”, ka shkruar ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme