Gjykata merr një vendim për Ilir Abdullahun i dyshuar për vrasjen e Triumf Rizës

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Ilir Abdullahu, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë” në rastin e ish-policit Triumf Riza.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Ilir Abdullahu dhe të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, njofton gjykata.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit I.A dhe ka vlerësuar se përmbushet kriteri nga neni 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale për të cilën sipas ligjit parashihet dënim i lart burgimi, duke shtuar faktin se i pandehuri nga viti 2008 ka qenë në arrati, andaj bazuar në të kaluarën e të pandehurit dhe sjelljen e tij ne raport me organet ligj zbatuese, gjykata konsideron se nëse i njëjti gjendet në liri, ekziston rreziku që të arratiset dhe të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj konstatoi së masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale, në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Ilir Abdullahu u arrestua të dielën në Batllavë, pas 16 vitesh në arrati.

Të ngjashme