Gjykata në Australi ndalon publikimin e letrave të Mbretëreshës Elizabeta II

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 13:19 | Nga

Sydney, 16 mars – Historianja australiane ka humbur rastin gjyqësor kundër autoriteteve të vendit ku kërkoi nga gjykata që të lejonte publikimin e letrave sekrete për të zbuluar rolin e Mbretëreshës britanike Elizabeta II në shpërndarjen e qeverisë australiane para më shumë se 40 vitesh.

Arkivi Shtetëror i Australisë ka klasifikuar korrespondencën midis Mbretëreshës britanike, e cila në fakt është sundimtarja kushtetuese e Australisë dhe përfaqësuesit të saj australian, Guvernatorit të Përgjithshëm Sir John Kerr, si personale, prandaj përmbajtja e këtyre letrave ndoshta asnjëherë nuk do të publikohet.

Gjykata Federale në vendim konfirmoi se korrespondenca ishte “e karakterit personal” dhe nuk përfaqëson dokumentacionin shtetëror, duke refuzuar kështu ankesën e historianes nga Universiteti Monash, Jenny Hocking për të bërë publike letrat.

Përmbajtja e këtyre letrave mund të zbulojë, nëse asgjë, që Mbretëresha e dinte për planin e Kerry-t për përmbysjen e qeverisë të drejtuar nga Gough Whitlam në vitin 1975.

Hocking nuk përjashtoi mundësinë e apelimit kundër këtij vendimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme