Gjykata në Indi ndalon divorcin e çastit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 10:42 | Nga

Gjykata e Lartë e Indisë e ka shpallur jo kushtetuese praktiken e divorcit të çastit, duke e shënuar kështu një fitore të madhe për aktivistët e të drejtave të grave.

Gjykata e ka quajtur jo islamike këtë praktikë. India është njëra prej vendeve të pakta ku një burrë mysliman mund ta shkurorëzojë bashkëshorten brenda minutave thjesht duke e thënë fjalën talaq (divorc) tri herë, transmeton Express.

Vendimi historik i gjykatës erdhi si përgjigje ndaj peticioneve kundër zakonit të ashtuquajtur “talaqi i trefishtë”.

Çfarë është divorci i çastit?

Në vitet e fundit, ka pasur raste kur burrat myslimanë në Indi i kanë shkurorëzuar bashkëshortet duke përdorur fjalën talaq (divorc) tri herë përmes letrave, telefonit dhe në masë të madhe mesazheve në WhatsApp dhe Skype. Një numër i këtyre rasteve janë dërguar në gjykata pasi bashkëshortet e kanë kontestuar këtë zakon.

Por, divorci përmes talaqit nuk përmendet në sheriat apo kuran, edhe pse kjo praktikë ka ekzistuar për shumë dekada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme