Gjykata pritet të marrë vendim për Sadri Ramabajën

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 12:23 | Nga

Sadri Ramabaja kishte informata nga një zyrtar i AKI-së se jeta e tij dhe e familjes së tij ishte në rrezik.

Kështu ka deklaruar avokati i tij, Ramiz Krasniqi, kur është pyetur për arsyet që klienti i tij kishte tentuar të ikte nga Kosova, raporton KTV.

Krasniqi, komentet i ka bërë pas seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ramabajës, mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Ishte një kërkesë e pabazuar dhe e pa mbështetur në asnjë provë,” ka thënë Krasniqi.

Ramabaja, ndër të tjera dyshohet për përgatitje të vrasjes së përfaqësuesve të lartë të shtetit, e sipas Krasniqit, i vetmi që përmendet është Azem Vllasi, që Krasniqi tha se tani është vetëm në pozitën e avokatit.

Në anën tjetër, prokurori Sylë Hoxha, ka konfirmuar se kanë kërkuar caktimin e paraburgimit për Ramabajën, për çka pritet të vendosë Gjykata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme