Gjykata shtyn vendimin, të enjten vendoset fati për Berishën

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Gjykata do të shpallë të enjten, në orën 15:00, vendimin për masën e sigurisë të kërkuar nga prokuroria “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit, duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor, duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Të ngjashme