Zyrtarisht, ish-deputetja e AAK-së Time Kadrijaj do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitares.
Kadrijaj, do të paraqitet në Gjykatën Speciale më 18 shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook edhe Shkumbin Demaliaj.
“Padrejtësitë po na përcjellin vazhdimisht..!! Gjykata Speciale po sulmon vlerat sublime të UÇK-së duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare..!! Doktoresha Time Kadriaj me 18 shtator është ftuar që të intervistohet para kësaj gjykate..!! Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së..!! Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë..!!”, ka shkruar ai.
Kadrijaj ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit.