Gjykata Speciale: Gucati u arrestua për frikësim të dëshmitarëve

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, po dyshohet për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se pas arrestimit të tij, Gucati është dërguar në Hagë, ku gjendet Gjykata Speciale.

Komunikata e plotë:

ARRESTIMI DHE TRANSFERIMI I HYSNI GUCATIT

Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Hysni Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hysni Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në Internet https://www.scp-ks.org/sq, me pak vonesë në transmetim.

Të ngjashme