Gjykata Supreme konfirmon dënimin me 21 muaj për Messin

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 17:09 | Nga

Gjykata Supreme e Spanjës ka konfirmuar dënimin me 21 muaj burg, sa kërkoi Gjykata e Barcelonës, lidhur me akuzën për evazion fiskal ndaj Lionel Messit. Ylli argjentinas i Barcelonës akuzohet për mashtrim tatimor në shumën e 4.1 milionë eurove.

Prokuroria ka qenë dakord për pezullimin e dënimit me burg të Messit dhe babait të tij, pasi nuk kanë të kaluar kriminale. Por, organi i akuzës nuk përjashtoi gjobën si zëvendësim të dënimeve përkatëse me burg të secilit të pandehur, me kusht që kuota maksimale ditore të jetë 400 ditë.

Kështu, Messi duhet të paguajë 255 000 euro, ndërsa 180 000 euro i ati i tij. Nga ana tjetër, në rast se gjykata refuzon zëvendësimin e muajve të burgut me gjobë, atëherë prokuroria ka thënë se nuk përjashton që të pezullojë hyrjen në burg për një periudhë prej tre vjetësh.

Kjo, duke pasur parasysh të njëjtat kritere, Seksionin 8 të Gjykatës së Barcelonës, në kohën e përcaktimit të dënimit për Javier Mascherano. Në këtë drejtim, në janar 2016, Gjykata e Barcelonës e dënoi argjentinasin me një vit burg dhe gjobë prej 815 000 euro për mashtrimin 1.5 milionë euro të financave në vitet fiskale 2011 dhe 2012.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme