Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneralit të UÇK-s, Sylejman Selimi.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi përmes një statusi në Facebook.
“Selimi shpallet i pa fajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.
Postimi i plotë i Gashit:
Gjykata Supreme e Kosoves ka aprovuar pjeserisht ankesen e Avokateve te Gjeneralit te UCK-s Z. Sylejman Selimi.
Z. Selimi shpallet I pa fajshem per pergjegjesi komanduese per pikat e aktakuzes per te cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor.
Me kete aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosoves ka modifikuar aktgjykimin e Gjykates se Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar kete aktgjykim dhe duke e zbritur denimet me aktgjykimet e mehershme.
Ne, Avokatet e Z. Selimi do te vazhdojm mbrojtjen e tij duke kerkuar pafajsin e plote te Z. Sylejman Selimi ngase ai me heret eshte denuar per qellime politike, dhe pa asnje prove kredibile.