Gjykata Themelore e Prizrenit prinë në publikimin e aktgjykimeve

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Publikimi i aktgjykimeve ndihmon sistemin gjyqësor që të jetë sa më transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bazuar në ligjin në fuqi, të gjitha vendimet përfundimtare duhet të publikohen, andaj kjo rritje e numrit të aktgjykimeve të publikuara tregon se gjykatat janë të përkushtuara dhe po punojnë në drejtim të publikimit të aktgjykimeve.

Gjatë muajit nëntor, Gjykata Themelore e Prizrenit ka publikuar më së shumti aktgjykime në krahasim me gjykatat tjera, në total, 403 aktgjykime. Në diagramet e ilustruara, gjeni numrin e aktgjykimeve të publikuara për secilën Gjykatë, të kategorizuara me degë dhe lëndë. Aktgjykimet e publikuara mund të gjinden në ueb faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në këtë link: http://www.gjyqesori-rks.org/

Të ngjashme