Gjykata Themelore në Gjilan liron nga akuza zyrtarët

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 15:01 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve B. G. dhe H. H. duke i liruar nga akuza për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B. G. në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan dhe H. H. në cilësinë e Drejtorit të Administratës së Spitalit, janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat zyrtare, me qëllim që të përfitonin çfarëdo dobie pasurore për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktonin dëme personit tjetër, me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Mirëpo, kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme