Gjykata turke dënon korrespondentin e “Die Welt”

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë turke ka dënuar të enjten korrespodentin e njohur të gazetës gjermane “Die Welt”, Deniz Yucel, me dy vjet e nëntë muaj burgim për akuzat se bëri propagandë në favor të kryengritësve kurdë. Megjithatë, gjykata e shfajësoi gazetarin turko-gjerman nga akuza për rebelim dhe propagandë në emër të rrjetit të imamit Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e tentimit të dështuar për puç, katër vjet më parë.

Gjykata kërkoi po ashtu nisjen e dy hetimeve të reja ndaj Yucelit për fyerje të pretenduara ndaj Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan. Yucel ishte arrestuar në Stamboll, në kuadër të operacionit masiv qeveritar të shtypjes, ndërmarrë pas tentimpuçit të 2016-s. Ai ngarkohej për propagandë në emër të grupeve terroriste.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka cilësuar Turqinë si vendin që ka burgosur numrin më të madh të gazetarëve në botë. Ndërkaq sindikata turke e gazetarëve ka bërë të ditur së të paktën 76 gazetarë dhe punonjës të sektorit të mediave ndodhen aktualisht prapa grilave. Teksa Qeveria në Ankara është arsyetuar se arrestimet nuk kanë të bëjnë me punën e gazetarëve dhe se shumica e tyre akuzohen për shkelje që lidhen me terrorizmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme