Familja e Ministrit Elbert Krasniqi ka fituar betejën gjyqësore ndaj fqinjit të tyre Sejdo Berisha, i cili në vitin 2023 kishte ftuar mediat duke akuzuar publikisht për uzurpim të rrugës dhe pronës për çfarë kishte implikuar direkt Ministrin Krasniqi edhe pse prona ishte familjare.
Rasti ishte bërë publik nga mediat më 28 Gusht 2023 që kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Te njetat pengesa i padituri Berisha, kishte vendosur edhe ne vitin 2024 përkundër përpjekjes qe kontesti te zgjidhet me mirëkuptim nga ana e familjes Krasniqi.
Gjykata Themelore në Pejë ka nxjerrë Aktvendimin përmes të cilit është vërtetuar pengim posedimi ndaj pronës familjare të Ministrit Krasniqi.
Avokati i rastit, Artan Kastrati ka deklaruar se vendimi i sotëm konfirmon se sulmet ndaj z.Krasniqit dhe familjarve te tij kanë qenë të padrejta duke shtuar se Ministri Krasniqi vazhdimisht ka qenë objekt i akuzave të orkestruara politike sidomos para fushatave zgjedhore edhe pse në këtë rast kishim te bënim me pronë familjare, dhe fare nuk ishte ne interes të informimit të publikut dhe qëllimi i vetëm ishte vetëm dëmtimi i reputacionit dhe imazhit te Ministrit.
Pra çështja në fjalë ka qenë një kontest privat pronësor ku pronar ligjor është Ramadan Krasniqi, siç figuron në evidencat kadastrale, ndërsa Ministri Elbert Krasniqi është përfshirë padrejtësisht në raportime mediatike pa asnjë bazë juridike, me qëllimin e vetëm te denigrimit te figurës se tij.
Avokati Kastrati, po ashtu bëri të ditur se, lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj fqinjit të Ministrit për uzurpim të pronës, ndërsa paralelisht është në procedurë edhe padia për shpifje ndaj të njëjtit.