Gjykata vendos se gjysma e shtëpisë i takon Shyhrete Berishës

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 13:00 | Nga

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu ka vendos Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje, të siguruar nga KTV-ja.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u është lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës, t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera.

Shyhrete Berisha, e mbijetuar e masakrës ndaj familjes Berisha, në vitin 2013 kishte paditur Arben e Xhelal Berishën për t’iu njohur e drejta pronësisë në shtëpinë ku kishte jetuar deri më 26 mars të vitit 1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme