Sot gjatë ditës ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dashur të jap mbrojtjen në lidhje me akuzat për tenderin në vlerë 6 milionë euro për sigurimin e objekteve të KEK-ut.
Ky gjykim pritet të mos mbahet për shkak që kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, siç ka mësuar gazeta Koha Ditore, do t’i nënshtrohet testit për avancim në Gjykatën e Apelit.
Shtyrjen e këtij gjykimi e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Të akuzuar për disa vepra penale që lidhen me përzgjedhjen e fituesit për sigurimin e objekteve të KEK-ut janë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, ish- kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.