Gjyqi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit do të fillojë më 30 dhjetor

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykimi për përfshirjen e të dyshuarve në vrasjen e kryetarit të Nismës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të fillojë më 30 dhjetor.

Këtë e ka bërë të ditur për Kosova Online avokati mbrojtës i një nga të paditurve Mahmut Halimi

Ai tha se seanca dëgjimore përgatitore është caktuar për 30 dhjetor në orën 9:30.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka  ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special,  kundër gjashtë personave në rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Të ngjashme