Gjyqtari në trajnim dështon seanca ndaj kryetarit të Istogut

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Për shkak se gjyqtari i çështjes, ndodhej në një trajnim zyrtar, ka dështuar të mbahet seanca ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Ai ngarkohet me akuzën për konflikt interesi, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj tij, kjo pas raportimit të marrë nga BIRN dhe Internews Kosova.

“Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 gusht 2017, ka pranuar informacionin nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese ‘BIRN’ dhe ‘Internews’ kundër Haki Rugova për shkak të mundësisë së veprës penale: konflikt i interesit”, thuhet në arsyetimin e kallëzimit penal të Agjencisë.

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tij kishte dështuar të mbahej shkaku i mos pajisjes së mbrojtjes me shkresa të lëndës nga ana e prokurorit.

Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”.

Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e fitoi “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të Gani Rugovës, në vlerë prej 289,119.85 euro, kështu duke mundësuar interes financiar për të Haki Rugovën dhe personin juridik që ka të bëjë me të”.

Më poshtë mund të gjeni Hulumtimin e Drejtësia në Kosovë, në lidhje me ketë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme