Gjyshja 86-vjeçare Mary Ann Wakefield ka fituar një veturë luksoze, duke dërguar topin e golfit në vrimë nga 30 metra.
Wakefield mori pjesë në një lojë shpërblyese të organizuar në pauzë mes pjesëlojëve të ndeshjes së basketbollit universitar amerikan mes Ole Miss dhe Universitetit të Alabamas në fundjavë.
Wakefield shfrytëzoi rastin, duke qëlluar saktë nga 30 metra dhe duke fituar një veturë të re të markës Nissan Altima.
Derisa Wakefield bëri goditjen, spikeri i arenës bërtiste: “Po duket mirë, po duket mirë. Po duket shumë mirë”.
E më të hyrë topi në vrimë, gjithë tifozëria nisi duartrokitjet.
Xhirimi i kësaj goditje ka bërë bujë në rrjetet sociale.
“Kjo është nëna ime dhe jam shumë e lumtur për të. Asaj vërtetë i duhej një veturë e re dhe është perfektë!! Ajo është 86-vjeçare, nënë e shtatë fëmijëve, gjyshe e 14 nipave dhe stërgjyshe e 4 stërnipave së shpejti do të bëhen gjashtë”, ka shkruar Sandra McDougall-Mitchell në TWitter. “Ajo luante golf, por nuk ka luajtur me vite”.