Ekonomia Online
FUNDIT

Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media para seancës së Kuvendit

Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media para seancës së Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media, pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili nuk ka zbuluar arsyet konkrete për thirrjen e konferencës, raporton Gazeta Express. “Sot, në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. Do […]

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot një konferencë për media, pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili nuk ka zbuluar arsyet konkrete për thirrjen e konferencës, raporton Gazeta Express.

“Sot, në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. Do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, thuhet në njoftimin e shpërndarë ne Facebook

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për herë të 38-të në përpjekje për ta konstituuar përbërjen e re, një proces që ka mbetur i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo situatë ka shkaktuar një krizë të zgjatur institucionale.

Të ngjashme