Gllarevë: Dëmtohet një shtyllë elektrike, banorët ndihen në rrezik

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 14:42 | Nga

Në fshatin Gllarevë është dëmtuar një shtyllë elektrike, shtyllë kjo e cila po paraqet rrezik për banorët.

Në fotot e siguruara nga Ekonomia Online, shihet se shtylla është në gjendje jo të mirë, mirëpo përkundër kësaj ekipet e KEDS-it nuk kanë dalë në terren edhe pse janë lajmëruar nga banorët.

“Pavarësisht faktit që kemi lajmëruar KEDS-in, gjithashtu kemi bërë ankesë edhe në komunë, askush nuk ka ardhur që ta kontrollojë apo ta rregullojë këtë problem”, tha një banorë i këtij fshati.

Sipas tij shtylla është në të njëjtën gjendje për 3 muaj, mirëpo përkundër lajmërimit që banorët kanë bërë në KEDS ata nuk kanë ardhur që ta kontrollojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme