Lëndohen rëndë dy persona në aksidentin në Gllarevë, pesë të tjerë në afërsi të Zllakuqanit

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Lëndohen rëndë dy persona në aksidentin në Gllarevë, pesë të tjerë në afërsi të Zllakuqanit

Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në dy fshatra të Klinës, brenda një ore, njëri në Gllarevë e tjetri në afërsi të Zllakuqanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti në Gllarevë ka ndodhur mes dy veturave, i njëjti ka përfunduar me dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, sipas informacioneve të para ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Gashi për Gazetën Express.

“Ndërsa, në afërsi të fshatit Zllakuqan ka ndodhur një aksident mes dy veturave, pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Gashi tutje.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme