21 të vdekur e 780 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë 21 qytetarë si pasojë e Covid-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1440 vaksinime antiCovid ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Të ngjashme