40-vjeçari tenton të vetëdigjet në sheshin e Tiranës, ndalet nga besimtarët

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Policia ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku një person tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Policia sqaron se ka shoqëruar 40-vjeçarin B.G i cili do të kryente aktin ekstrem.

Ai fillimisht është ndaluar nga besimtarët ndërsa më pas është shoqëruar nga forcat e rendit për në komisariatin nr.1.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Të ngjashme