Arrest shtëpiak italianit, mbante pa kontratë pune barinjtë shqiptarë

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një pronar i një ferme në fshatin Ginosa, në Tarantino është lënë nën masën e arrestit shtëpiak, pasi mbante tre barinj pa kontratë pune.

Sipas mediave italien, barinjtë shqiptarë punonin 15 orë në ditë dhe nuk ishin të pajisur me leje qëndrimi apo të siguruar me një kontratë pune.

Me dy shqiptarët e paidentifikuar ishte edhe një italian. Ata janë detyruar të jetojnë në kushte shumë të vështira, shkruan oranews.

Të ngjashme