Besimtarët myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej” për faljen e Bajramit

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Besimtarët myslimanë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, i cili për vitin e dytë festohet nën masat e pandemisë së COVID-19.

Ashtu siç ishte njoftuar, falja e Namazit të Bajramit u zhvillua në sheshin Skënderbej në Tiranë, duke mbledhur aty mijëra qytetarë. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sheshi është mbushur me besimtarë për faljen e namazit.

Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Festa e Bajramit simbolizon bashkimin, paqen, harmoninë dhe begatinë mes besimtarëve. Tradita e festës është që besimtarët të bëjnë vizita tek të afërmit./TCh

Të ngjashme