Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 shtator

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të njoftojë se trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë për mediat, derisa Joe Biden pritet ta bëjë njoftimin vetë të mërkurën.

SHBA-ja mund ta humbasë afatin e majit për një tërheqje të rënë dakord me talibanët nga administrate Trump vitin e kaluar.

Afati i ri do të përkojë me 20 vjetorin e sulmeve terroriste në Qendrën Tregtare Botërore (World Trade Center) dhe Pentagon në SHBA në vitin 2001.

Biden kishte thënë më parë se afati i 1 majit do të ishte i vështirë për t’u përmbushur.

Zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s kanë thënë se talibanët deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të ulur dhunën.

Ata ishin paralajmëruar se nëse sulmojnë trupat amerikane gjatë fazës së tërheqjes “do të përballen me një kundërpërgjigje të fuqishme”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës i cili po informonte gazetarët mbi vendimin.

Të ngjashme