Bideni ashpërson kontrollin e armëve

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti, Joe Biden, ka shpalosur të enjten një sërë masash ekzekutive për adresimin e sulmeve të shtuara me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të veprimit të tij të parë madhor për kontrollimin e armëve që nga ardhja në detyrë.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, pas ballafaqimit me presion të shtuar për veprim karshi valës së shtuar të sulmeve me armë, ai ka thënë se rastet përbëjnë “një epidemi dhe janë turpërim ndërkombëtar”.

Ai me këtë rast ka theksuar se ideja që aq shumë qytetarë vdesin për çdo ditë nga dhuna me armë përbën një njollë për karakterin e SHBA-së si vend.

Ndërkaq ka cituar edhe statistikat, të cilat kanë treguar se mbi 100 persona vriten përditë në SHBA nga armët e zjarrit.

Demokrati Biden është vënë nën presion për të vepruar, pas sulmeve të fundit në Colorado dhe në Georgia.

Të ngjashme