Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës: Po tenton të mbajë peng PD-në

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Pas Fatbardh Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Nishani thekson me tone të ashpra se Basha po tenton të mbajë peng PD-në, ashtu si Edi Rama po mban peng Shqipërinë.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim dhe dëshpërim i madh për votuesit dhe mbështetësit e opozitës si dhe një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur.
Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve !
Sot është momenti që Partia Demokratike të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjeson atë pak nga pak.

Reklamë

Sot është momenti që Partia Demokratike të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë.
Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike rradhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal !
Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh !
Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike.
Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu.
Ajo është Shtëpia e Lirisë e qindra mijëra shqiptarëve.
Askush nuk do të mundet ta marrë atë peng për asnjë arsye, në asnjë formë e me asnjë çmim !

Të ngjashme