Delhi merr frymë përsëri, derisa rastet me Coronavirus bien

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Dy javë më parë, kryeqyteti i Indisë Delhi ishte duke u përpjekur që të luftonte pandeminë e cila dukej se po dilte jashtë kontrollit.

Qershori ishte një muaj i tmerrshëm për qytetin, ku pothuajse çdo ditë regjistrohej një rekord i rasteve të reja të konfirmuara.

Tejkalimi i kapaciteteve të laboratorëve dhe spitaleve publike shtoi kaosin dhe ankthin – ashtu si edhe informacionet kundërthënëse të autoriteteve qeveritare dhe atyre lokale.

Deri në fund të muajit, Delhi u “përgjigj” me një sërë masash, nga kontrollet shëndetësore derë më derë deri te rritja e numrit të testimeve, përdorimi i testeve anti-gjene – që janë të shpejta, por më pak të besueshme se testet tashmë të njohura RT-PCR .

Këto përpjekje duket se po japin rezultat, ka thënë shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Indi.

Të ngjashme