Gjunjëzimi i pazakontë i Bidenit

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka pasur katër fëmijë, por ai është i mahnitur nga gratë që rrisin më shumë.

Në një takim me presidentin izraelit, Reuven Rivlin, gjatë javës së shkuar, Bideni u ul në gjunjë para shefes së stafit të presidencës izraelite, Rivka Ravitz, në nderim të faktit që ajo ka 12 fëmijë.

Momenti u raportua në shumë media botërore, me fotografinë që bëri bujë në rrjetet sociale.

Rivlin ia bëri të ditur Bidenit se Ravitzi, 45-vjeçare, është këshilltare kryesore për shumë vjet.

Pasi mori vesh që ka 12 fëmijë, Bideni u ul në gjunjë për të shprehur vlerësimin e tij.

Rivlini u shtang me veprimin e Bidenit, siç shihet në fotografi.

Rivlini do të largohet nga presidenca në Izrael javën e ardhshme për t’u zëvendësuar me Isaac Herzogun.

Të ngjashme