Goditi vëllanë me thikë pas një konflikti, arrestohet 16 vjeçari në Durrës

Prishtinë | 05 Jan 2020 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Një 16 vjeçar ka rënë në pranga pasi goditi me thikë vëllanë e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin e mitur O.O., banues në Luz të Fushë-Krujës, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 16 vjeçari ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllanë e tij, shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Po kështu, u arrestua nga policia e Durrësit edhe shtetasi kosovar, J.K.,18 vjeç, i cili tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Materialet u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.

Të ngjashme