Kisha ortodokse bojkoton Papën

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku mbërriti në Bullgari për tu takuar me komunitetin e vogël katolik të vendit. Kryeministri bullgar Bojko Borisov e priti Papën argjentinas në aeroport se bashku me pjesëtarë të kabinetit, duke përshëndetur vizitën që e ka vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare vendin ish-komunist, të bashkuar bllokut europian në 2007-ten, por bashkë me të, edhe të gjithë Ballkanin.

Turneu tre-ditor do ta çojë Françeskun edhe në Maqedoni Veriore. Ky rrugëtim përfshin dhe një ndalesë në një kamp refugjatësh në periferi të Sofjes dhe një shërbese përkujtimore në nderim te Nënë Terezës. Borisov e përshëndeti me forcë këtë vizitë, duke thënë se “ajo pasqyron interesin e kreut të kishës katolike për një zhvillim paqësor e ekonomik të Ballkanit”.

Të ngjashme