Pse trumpizmi nuk zhduket me Trumpin

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Për hir të Zotit, pse askush nuk ka hequr dorë nga aleanca me të?

Dhe duket se kjo ka qenë pjesa qenësore e mbulimit mediatik të presidentit amerikan, Donald Trump – sidomos në Evropë – pas zgjedhjeve që rrokën vëmendjen e botës, shkruan “Der Spiegel”. Njerëzit kishin ndjenja të përziera në raport me zhvillimin matanë Atlantikut. Si ka mundësi që Donald Trumpi nuk u dëmtua asnjëherë në mënyrë të theksuar nga poshtërimet dhe mësymjet, që kishte raste që konsiderohej edhe racizëm e tinëzar, por as prej menaxhimit shkatërrimtar të pandemisë së koronavirusit?

Zhgënjimi i Amerikës liberale

Pavarësisht prej çlirimit të madh, zgjedhjet e fundit kanë qenë dëshpërim i madh për Amerikën liberale. Shumë demokratë shpresonin se do të kishte një fitore të thellë nga ana e Joe Bidenit dhe një disfatë shkatërrimtare për republikanët dhe presidentin e tyre. Ata shpresonin se zgjedhjet do të rezultonin me fitore të madhe, që do të dëshmonte se Trumpi ishte një përjashtim historik dhe se kështu do të pastrohej turpi nga librat e historisë amerikane. Në vend të kësaj, Trumpi ia doli të merrte edhe më shumë vota se katër vjet më parë.

Dhe sikurse ndodh gjithnjë kur rezultatet nuk kanë kuptim, kapërcimi në metafizikë është më i lehti. Dhe qysh ka ndodhur shpesh edhe gjatë katër vjetëve të kaluar, menjëherë filloi diskutimi për “kultin Trump”, me sektin e tij që do ta ndiqte prapa pavarësisht se a mbështetet shumë apo më pak.

Kjo pikëpamje ka shumë pak lidhje me realitetin. Besnikëria e ndjekësve të Trumpit nuk lidhej dhe nuk lidhet së pari me Trumpin. Në të vërtetë, shumica e votuesve të tij janë republikanë dhe konservativë në rend të parë. Ata të krishterë evangjelikë dhe skeptikë të taksave libertariane, por edhe nacionalistë të bardhë. 71.5 milionë amerikanët që votuan Trumpin nuk përbëjnë bllok monolit, nuk janë pjesëtarë të një grupi të veçantë si puna e një njësiti komando a tifozë me kapela të kuqe bejsbolli. Ata përbëjnë një koleksion heterogjen të bashkuar rreth një bindjeje të rrënjosur thellë se kuverta ka ngecur kundër rrymës, dhe se vlerat dhe statusi i tyre në shoqëri janë vënë në rrezik të madh. Për votuesit e tij, ky realitet gjithnjë ka qenë më i rëndësishëm se kush është në krye.

Beteja për shpirtin amerikan

Çfarë e mbajti të palëkundshëm Trumpin deri tani ishte polarizimi i skajshëm në vend, zhvillimi i fraksioneve hermetike në politikë dhe shoqëri – fenomen që nisi shumë para shfaqjes së Donald Trumpit në skenë. Marshimi i tij drejt Shtëpisë së Bardhë pasoi një rrugë të mëhershme të trasuar gjatë tri dekadave të luftës kulturore që i parapriu atij.

Diskursi qytetar mbi të gjitha ka qenë një gjendje e avancuar e erozionit qe një kohë të gjatë, me retorikën e dhunshme që u kthye në normë. Baza republikane kishte marrë teposhtën edhe moralisht, edhe intelektualisht para shfaqjes së Trumpit, dhe ata janë fort të lidhur prej frymës që transmetohet prej radiostacioneve dhe “Fox Newsit”. Polarizimi është edhe arsyeja pse përkrahja e tyre për Trumpin asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Konservatorët e kanë konsideruar diskursin e Trumpit si reflektim të drejtpërdrejtë e troç të asaj çfarë e mendojnë shumë amerikanë, veçmas mbështetës të Partisë Republikane. Ata mendojnë se po luftojnë për shpirtin e Amerikës.

Shumë republikanë e kanë lidhjen e tyre me presidentin më të tërthortë sesa shumëkush mund të mendojë. Dhe pavarësisht se si flet ai, ata mendojnë se ai përfaqëson zemërimin e tyre. Dhe ata do të mendonin se tërheqja e përkrahjes për Trumpin do të shkonte në favor të rivalëve të tij, të papëlqyer nga votuesit konservatorë. Duke pasur parasysh atë që konsiderohet si konflikt qenësor, shumica e mbi 70 milionë votuesve të Trumpit do të votonin për këdo që do të vihej në krye të republikanëve kundër demokratëve – sikurse do të votonin edhe demokratët pavarësisht se kush do të mund të ishte kandidati.

Trumpin e krijuan rrethanat

Republikanët mësynë edhe votuesit evangjelikë dhe veçmas emigrantët e shtresës së bardhë punëtore i joshën për dekada me radhë para se në krye të vinte Trumpi. Madje, edhe menaxheri i fondeve, ish-kandidati Mitt Romney, një burrë i cili – krejt ndryshe prej Trumpit dhe qasjes së tij agresive – nuk ishte njeriu i duhur për këtë punë, por kishte fituar shumë më shumë vota në këtë segment shoqëror se Barack Obama më 2012.

Pavarësisht nevojës së tij për ta parë vetëm kështu, Trumpi asnjëherë nuk ishte arkitekti i koalicionit krejtësisht të ri të votuesve, e as nuk ishte kryemjeshtri i kësaj lëvizjeje të re. Ai vetëm e formësoi një trend që kishte nisur kohë para tij, dhe pastaj radikalizoi dy elemente të tij: politikën e identitetit të bardhë dhe populizmin anti-institucional. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk ishte diçka e re, gjë që tregon pse partia mund të vazhdojë si më parë, edhe pa Trumpin.

Natyrisht se ka edhe një element të partisë që ka lidhje të fortë personale me Trumpin, fiksimin se nuk mund të shpjegohet ekskluzivisht prej mënyrës së ideologjisë tradicionale të partisë. Ai grup përbëhet prej atyre amerikanëve që e mendojnë si një idhull të përmasave të paprekshme. Në media, shpesh kjo kategori përshkruhet si votues tipik i Trumpit, që lidhet pak edhe me kulturën amerikane që lartëson individë që ndiqen nga njerëzit.

Populist, po, por jo Mesi

Është krejt e qartë se Trumpi po mbështetet në momentin e tij – megjithëse e di se ka pak gjasa për t’i sfiduar rezultatet edhe në gjykatë – duke kërkuar që ta zhvendosë konfliktin në rrugë. Edhe mund t’i funksionojë, por edhe aty, ai shihet si njeri në krye të një sekti që e di çfarë do.

Në mbulimin mediatik, Trumpi ende portretizohet me tepri si një prej atyre të të dërguarve totalitarë nga epokat e errëta të historisë njerëzore. Ky është narrativi i liderit karizmatik, sikurse e përshkruante sociologu gjerman, Maks Veber – një lider që mbështetet në bindjen e ndjekësve të tij në “cilësitë e tij të jashtëzakonshme”, si dikush që ishte dërguar nga “historia”, nga “Zoti” ose nga “qielli”.

Por lidhja e Trumpit me bazën është më konsistente me parimet e aleancës populiste. Në këtë narrativ, nuk bëhet fjalë për përjashtim, por për zhvillim të rëndomtë. Pavarësisht rëndësisë së madhe personale, ndjekësit e Trumpit nuk e duan dhe nuk e besojnë atë për shkak se është ndryshe prej të tjerëve, por sepse e shohin veten të reflektuar në të. Ata besojnë se ai flet, mendon dhe ndjen mu si ata.

Lideri populist nuk dërgohet në mënyrë eksplicite nga Zoti. Ai shërben si mishërim i ndjekësve të tij, të cilët flasin dhe veprojnë nëpërmjet tij. Kjo është arsyeja pse popullariteti i Trumpit u ngrit sa më shumë që urrejtja dhe pakënaqësia ndaj tij po shpreheshin nga institucionet, e të cilat mbështetësit e tij i shohin si shkaktarët kryesorë të degradimit të tyre: mediat, elita akademike dhe Hollywoodi. Ai arriti çfarë e ëndërrojnë krejt populistët: se ndjekësit e tij e shihnin çdo sulm ndaj tij si sulm dhe fyerje ndaj tyre.

Simbol i vetafirmimit

Për këtë grup, Trumpi është simbol kryesor i luftës së tyre për vetafirmim. Por simbolet janë të zëvendësueshme. Dhe kjo mund të ndodhë më shpejt se mund të mendohet. Tekefundit, ishin mediat ato që e krijuan Trumpin – së pari nëpërmjet raportimit në fillim çfarë dukej si një garë e paqartë presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, dhe pastaj lufta e përditshme që Trumpi e lansoi kundër tyre. Asgjë nuk ndikoi në stabilizimin e pozitës së tij sesa shkalla e lartë e atij konflikti.

Por edhe nëse është e vështirë për t’u imagjinuar dhe mbase do të marrë disa muaj: Në një pikë pas përfundimit të presidencës së tij, kur të merret vesh se Trumpi nuk do të jetë në fronin e Shtëpisë së Bardhë, ne do të shohim të gjitha postimet në profilin e tij si qentë e Pavlovit. Si president i dikurshëm, shpejt do t’i zbehet rëndësia.

Por, republikanët do ta vazhdojnë betejën e tyre pavarësisht relevancës së Trumpit. Dhe kjo duket se do të ndodhë me shumicën e republikanëve në Senat. Nëse Partia Republikane ia del ta marrë përfaqësimin në Georgia, atëherë do të ndodhë ajo që kishte ndodhur nga viti 2010 deri më 2016, duke ua bërë pothuajse të pamundshme kalimin e çdo nisme të demokratëve në Senat. Por, nuk besohet se republikanët do të bllokojnë çdo gjë për shkak se do të ishte në favor të suksesit të Trumpit.

Dhe më 2024, ai me gjasë do të mbështetë “populistin” e radhës, i cili bën thirrje për revoltë dhe premton pastrim të “Washingtonit”. Por kjo nuk do ta shqetësojë fort McConnellin. Mbi të gjitha, askush nuk e di se çfarë fizkultura do të bëhen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme