CRCA Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dy organizata kryesore në vend për Mbrojten e të Drejtave të Njeriut, prej 3 ditësh kanë pritur me shqetësim të madh reagimin zyrtar dhe të pavaruar të Kuvendit të Shqipërisë, Qeverisë dhe të të gjitha organeve të zbatimit të ligjit, në lidhje me përfshirjen dhe akuzat ndaj deputetëve dhe familjarëve të tyre për ushtrim dhunë ndaj një vajze jetime dhe pa mbrojtje në Fushë-Krujë.
CRCA dhe ANYN, nëpërmjet një deklarate, kërkon të reagojë me forcë jo vetëm mbi reagimin jo të duhur ndaj këtij rasti por dhe mbi mungesën e theskuar dhe të paprecedentë të shërbimeve mbështetëse dhe mbrojtëse që duhet të merrte vajza si viktimë e dhunës së ushtruar.
CRCA dhe ANYN shprehin shqetësimin e tyre, pasi reagimi zyrtar nuk ka ndodhur në formën e duhur. Të akuzuarit me deklarimet e tyre, në bindjen tonë, nuk i kanë krijuar sistemit të drejtësisë akses të plotë që ata të hetohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të pavarur.
“Ndërkohë, vajzës së dhunuar nuk i është ofruar dhe ende nuk i ofrohet shërbimi mbështetës dhe mbrojtës, një funksionim i munguar në vite në vendin tonë për të tilla raste,” thuhet në deklaratë.
Për aq kohë sa ende ka dyshime për ngjarjen, si ka ndodhur, çfarë ka ndodhur, kush ishin personat që u përfshinë në dhunë, dhe si është reaguar, CRCA dhe ANYN i kërkojnë institucioneve shqiptare në mënyrë urgjente që:
“Shteti dhe institucionet publike, si dhe të gjithë zyrtarët publikë në vend, me veprimet e tyre kanë vënë në dyshim serioz barazinë përpara ligjit të shtetasve shqiptarë. Për më tepër mosreagimi i disa institucioneve ngre dyshimet serioze të kapjes së shtetit shqiptar nga individë të caktuar dhe përdorimit të institucioneve publike për interes të tyre,” thuhet më tej në deklaratë.
Sipas këtyre organizatave, vetëm një hetim i pavarur dhe i hapur do të mund të garantonte vënien e drejtësisë dhe përballjen e të akuzuarve me ligjin.