Shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Prishtinë | 21 Gus 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar procesi i shembjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës, pronari që dhunoi turistët spanjollë.Rreth orës 13:00, dy fadromat e IKMT-së kanë shembur godinën në fjalë dhe më pas janë larguar.

Siç mund ta shihni edhe nga videoja, aktualisht në këtë zonë ku ka vetëm rrënoja nuk ndodhet asnjë punonjës policie, po ashtu as edhe një familjar, shkruan Top Channel.

Ju kujtojmë se dhunimi që Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrollet përkatëse mbi restorantin, ku rezultoi që ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Të ngjashme