Shqipëria i regjistron 17 vdekje të reja nga Covid-19

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

17 persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, nga 1 mijë e 963 testime, janë infektuar 695 persona.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se rastet më të shumta me Covid-19 janë në Tiranë, Elbasan, Fier Durrës dhe Lezhë. Pos kësaj, 563 pacientë janë shëruar, raporton KOHA.

Shqipëria deri tani ka regjistruar mbi 43 mijë të infektuar, 22 mijë pacientë të shëruar dhe 922 vdekje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme