Vdes këmbësorja që u përplas nga ambulanca tek rruga e Durrësit

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Gruaja që u përplas sot pardite nga një ambulancë tek ‘Rruga e Durrësit’ në Tiranë ka ndërruar jetë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur është transportuar nga ambulanca që e përplasi teksa ajo po kalonte rrugën drejt spitalit, por pak orë më vonë ajo ka ndërruar jetë.

Ky aksident vjen pas aksidentit tragjik në mbrëmjes së djeshme, te rrethrrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën në aksident 3 anëtarë të një familje./

Të ngjashme