Zgjedhjet në Shqipëri ‘prodhuan’ 83,028 vota të pavlefshme

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen mend gjatë për numrin e lartë të votave të pavlefshme që prodhuan.

Janë plot 83028 vota të pavlefshme në rang vendi ose 5%.

Numrin më të lartë të tyre në rang qarku e mban Tiranë me 18422 vota, më pas vjen Elbasani me 9775 vota.

Ndërkohë numrin më të vogël e kanë Gjirokastra dhe Kukësi me 2317 me 2188 vota.

Nëse do të ishin të vlefshme dhe në favor të një partie, në renditjen e subjekteve politike kjo do të ishte partia e katërt më e votuar pas LSI, duke lënë pas edhe PSD e Tom Doshit që në rang kombëtar ka marrë 35477 vota. 

Të ngjashme