Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka analizuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e tarifave të sigurimit për automjete, të cilin, sipas BQK-së, e ka ndërmarrur në procesin e rishikimit të primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia.
GLPS vlerëson që vendimi i BQK-së përbën një ndërmarrje të nxituar, të pabazuar në konsultim të gjerë përfshirë edhe komunitetin e konsumatorëve, dhe në kohë të një tranzicioni institucional në të cilin BQK-ja mbetet e pakontrolluar nga Kuvendi sipas përcaktimit të normës kushtetuese.
Megjithëse Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga auto-përgjegjësia (neni 8), dhe norma kushtetuese, i njohin në eksplicit BQK-së autorizimin për të përcaktuar kufirin maksimal të primit dhe cmimin sigurues të tij, një gjë e tillë duhet siguruar që është në përputhje me ruajtjen e stabilitetin makro-fiskal dhe social të tregut.
Ky grup kërkon nga BQK që të revokojë vendimin e saj për rritjen e tarifave të sigurimit të auto-përgjegjësisë deri të konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dhe “vetëm pasi të konsultoj në një dëgjim publik komisionin gjegjës parlamentar, ministrinë e financave, komunitetin e konsumatorëve, dhe të bëj publik rezultatet e rishikimit mbi parametra jo vetëm financiar por edhe të impaktit social, të vendos për këtë çështje”.