Një person ka raportuar në Polici se teksa ka qenë duke ecur në trotuar, është goditur nga nj veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugë një veturë e ka goditur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.